Skënderbeu nis sulmin final, ofertë “e majme” për Dokën

0

Skënderbeu e ka dorëzuar listën e lojtarëve të federuar për ndeshjet në Europë League, por nuk e ka mbyllur merkaton.

Klubi korçar pret ende vendimin e Tiranës për Dokën dhe sot ka bërë ofertën e fundit zyrtare: 150.000 euro, të ndara në dy këste, tani dhe në janar.

Shifër e konsiderueshme, për një talent që ka vetëm një sezon në Superiore dhe duhet të konfirmohet.

Skënderbeu është gati të vërë bast për të, Tirana mendohet, Doka pret dhe trajneri ze Maria është kundër.

48 orë dhe historia do të marrë fund, të paktën deri në janar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here