Situata e merkatos në grupin A, Vora “kampione” e transferimeve

Zyrtarisht merkato mbyllet në datën 31 janar dhe skuadrave të Kategorisë së Parë u mbeten 48 orë për të gjetur elementë të tjerë në shërbim të skuadrave të tyre. Gjatë këtij muaji ka patur lëvizje të shumta thuajse nga të gjitha skuadrat e Grupit A, ku në pesë skuadra nuk ka asnjë largim. Duke veçuar këtu Vorën, tek e cila me fillimin e muajit janar u larguan 11 futbollistë, një skuadër e tërë, ku situata financiare ishte shkaku i këtyre largimeve, ndërsa drejtuesit afruan më pas trajnerin e ri Rezart Mahon dhe 6 lojtarë.

Duke e parë jo vetëm në këndvështrimin numerik këtë merkato te skuadrat e Grupit A të Kategorisë së Parë, Vllaznia kryesuese nuk ka shumë lëvizje. Te shkodranët mbetet ende pezull largimi i rumunit Dan Ignat, ndërsa ka afruar Paulin Ndojën si zëvendëstrajner dhe futbollistin Arsid Kruja. Erzeni i vendit të dytë në renditjen e këtij grupi ka afruar 5 lojtarë të rinj: Vjali Mahmutaj, Jurgen Peqini, Myslym Ramilli, Douglas Almeida, Dunmoye Kabiru, ndërsa i është larguar te Tirana mbrojtësi energjik e golashënues, Jurgen Goxhaj.

Dinamo e nisi me drejtorin e ri teknik këtë merkato, Artan Mergjyshin, e më pas me dy futbollistët Erald Kolgega, Ervis Kaja, ndërsa te Korabi, Jurgen Mehidri dhe Ylber Muça janë të afruarit e rinj. Besëlidhja ka dy të afruar dhe largimin afrikanit Dore, ndërsa Veleçiku e Iliria nuk i njohin largimet, duke patur nga tre të afruar. Burreli e ka të barabartë numrin e afrimeve dhe largimeve me nga tre futbollistë, ku janë larguar Mustafa Xhixhiua, Olamba, Baholli, Sadush Danaj, dhe janë afruar Senad Lekaj, Milan Vukmanoviç dhe Emililjano Veliaj.

Shënkolli nuk ka asnjë largim, por do të vuajë si të tillë dënimet e Ilir Çaushaj e Ruben Danaj me nga 1 vit, si dhe Bledjan Zefi e Rinev Danaj me nga 8 ndeshje. Iliria e Fushë-Krujës, pasi zgjidhi ngërçin financiar, këtë muaj ka afruar Skënder Lilaj, Kristian Liçaj, Dunmoje Kabiru.

AGRON KAJA

LËVIZJET GRUPI A

VLLAZNIA
Largime
: Dan Ignat?, Brendon Smajli, Sinisha Rajçeviq
Afrime: Paulin Ndoja (Zëvendëstrajner), Arsid Kruja

ERZENI
Largime:
Jurgen Goxha, Dunmoje Kabiru
Afrime: Vjali Mahmutaj, Jurgen Peqini, Myslym Ramilli, Douglas Almeida

DINAMO
Largime:
?
Afrime: Artan Mergjyshi (Drejtor Teknik), Erald Kolgega, Ervis Kaja

KORABI
Largime:
Elvis Kovaçi
Afrime: Jurgen Mehidri, Ylber Muça

BESËLIDHJA
Largime:
Oliver Dore
Afrime: Brilant Hasa, Kristian Gjini

VELEÇIKU
Largime:
?
Afrime: Ditmir Ujkaj, Damian Miculi, Enriko Delaj

SHËNKOLLI
Largime
: Serxho Ujka
Afrime: ?

ILIRIA
Largime:
?
Afrime: Skënder Lilaj, Kristian Liçaj, Kabiru Dunmoye

BURRELI
Largime:
Mustafa Xhixhua, Xhefri Shimba Olamba, Tedi Baholli, Sadush Danaj
Afrime: Senad Lekaj, Milan Vukmanoviç, Emiljano Veliaj

VORA
Largime:
Gerald Çani (Trajner), Odeon Bërdufi, Klodian Nuri, Nertil Ferraj, Emiljano Veliaj, Alvi Gjonaj, Vilson Mziu, Jurgen Mehidri, Andi Sula, Adelajd Thaçi, Artur Sejdini
Afrime: Klajdi Kuka, Gerald Tusha, Laurent Ismailaj, Rezart Maho (Trajner), Kristian Ezike, Elvis Kovaçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *