Probleme tek Atletiko, arrestohet ndihmësi i Simeones!

Një lajm i keq për Atletikon e Madridit. Ndihmësi i Diego Simeones, Oskar Ortega është arrestuar nga policia spanjolle. 60-vjeçari uruguaian akuzohet për ushtrim dhune gjatë mëngjesit të ditës së martë. Ai punon si përgatitës atletik që nga vitit 2011 me ekipin “colchoneros”.

Ortega (m) dhe Simeone (d)

Lajmi është bërë publik nga “AS”, ndërsa konfirmohet dhe nga policia e vendit iberik. Ortega punon me “El Cholon” që nga viti 2003-2004, kur trajneri ishte akoma futbollist aktiv. Ai njihet me pseudonimin “profesori”, që vjen për shkak të saktësisë dhe ashpërsisë me të cilën organizon ngarkesat fizike të “ushtarëve” të Simeones.

Stërvitjet e tij janë të rënda, por lojtarët kanë pohuar se kjo është mënyra e duhur për të përballuar një sezon tepër impenjativ.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online