Shiti dy lojtarë për 110 mln euro, njihuni me “trurin” e Frankfurtit?

0

Lojtarët e një klubi mund të jenë talente të mëdhenj, por nëse nuk kanë dikë që di t’i menaxhojë dhe të besojë te ata, është e pamundur për t’u ngjitur. Nuk mund të themi kështu për Fredi Bobiç, drejtori sportiv i Ajntrahtit të Frankfurtit.
Ekipi gjerman që nga ardhja e tij njeh vetëm ngjitje. Shitja e Haller dhe Joviç në këmbim të 110 milionë eurove na dëshmon se ai është drejtuesi më i mirë i kësaj vere. Por ata të dy nuk janë të vetmit.

Vajeho, Boateng, Maskarel apo Kevin Trap tregojnë edhe më shumë aftësinë e tij për të zbuluar talente dhe ngjitur Ajntrahtin në majën e futbollit gjerman.
Prej kohësh aftësia e zbulimeve të talenteve nga ai ka sjellë të ardhura e trofe në Frankfurt. Fitorja e Kupës së Gjermanisë është “çertifikata” e Bobiç. Të gjithë kanë besim te ai. Dikush ikën, por një tjetër po aq i mirë vjen.

Tifozët e dinë se klubi është në duar të sigurta. E vetmja gjë që i ka mbetur atyre është të ndezin tribunat dhe të mrekullojnë Evropën me koreografitë e tyre, siç bënë sezonin e kaluar. Besoj ju kujtohet “pushtimi” i Milanos për ndeshjen e Europa League ndaj Interit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.