Osmani: I zhgënjyem të gjithë, marr përgjegjësi për humbjen

Trajner i Shkëndijës Qatip Osmani ka marrë përgjegjësitë e plota për eliminimin nga Tetova në raundin e parë të “Europa League” pas humbjes 2 – 1 ndaj estonezëve të Nome Kaljus. Në daljen për shtyp në përfundim të takimit, trajneri i tetovarëve theksoi se skuadrës i mungoi finalizimi në të dyja ndeshjet kundër skuadrës estoneze.

“Jemi të gjithë të zhgënjyer. Pësuam një humbje që dhemb shumë dhe i zhgënjyem të gjithë. Ke kishim shanset tona, por nuk u treguam efikas. Dy golat që pësuam ndodhet për shkak se humbëm duelet ajrore. Në këto dy ndeshje luajtëm mirë, e kishim një plan, por na mungoi goditja finale”.

“Tani na mbetet të rikthejmë motivimin në skuadër. Kemi ndeshjen e radhës kundër Dudelanzh në raundin e dytë të Europa League. Në rast humbje, e gjithë barra mbi trajnerin. S’kam ndërmend të shfajësohem, marrë të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje dhe eliminimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online