Sarri: Siti ekipi më i fortë në Europë, unë dhe Pepi jemi “djemtë” e… Sakit!

0

Premier Liga rezervon të dielën një nga ndeshjet më të bukura të saj, me Mançester Sitin që pret Çelsin e Sarrit në “Etihad Stadium”. Vendasit kërkojnë fitoren për të vazhduar garën me Liverpulin dhe Totenhemin për titullin, ndërsa “Blutë e Londrës” kërkojnë pikë për Champions-in.

Mauricio Sarri ka një miqësi me Pep Guardiolën dhe sa herë që u takon të qëndrojnë bashkë provon kënaqësi të mëdha. Italiani thur elozhe për spanjollin dhe Sitin e cilëson si ekipin më të fortë në Europë.

Të dyve u pëlqen futbolli i bukur dhe janë frymëzuar nga një mjeshtër si Arrigo Saki, i cili mahniste botën në vitet 90-të me Milanin e tij spektakolar. Sarri flet dhe për Hazard e Higuain dhe e mbyll me gjendjen e Hudson-Odoi dhe Geri Kahill.

GUARDIOLA – “Pep drejton ekipin më të mirë në Europë, është një trajner i madh dhe kur darkojmë së bashku është gjithmonë kënaqësi për ta dëgjuar. Unë dhe Pepi jemi ‘djemtë’ e Arrigo Sakit. Gjithçka fillio me të.”

KUNDËRSHTARI – “Në ndeshjen e fazës së parë ishim me fat. Siti na dominoi në pjesën e parë dhe ne shënuam në momentin tonë më të vështirë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe në fund nuk vodhëm asgjë. Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë, sepse Siti është ekipi më i mirë në Europë dhe luan të njëjtin futboll prej 3 vitesh.”

HAZARD – “Unë flas çdo ditë me Hazardin, por vetëm për futboll. Nuk mund të shprehem për të ardhmen e tij, edhe pse natyrisht që shpresoj që të qëndrojë me ne. I uroj që të jetë i lumtur.”

FORMACIONI – “Hudson-Odoi është me ethe, ndërsa Kahill nuk është në gjendje të mirë. Higuain? Ai është perfekt për futbollin tim. Nuk kam vendosur akoma për formacionin dhe mund të luajmë me një numër 9 fals… “

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.