Sherr masiv në Itali, jepet dënimi më i çuditshëm i të gjitha kohërave!

0

Fiorentina dhe Juventusi njihen për armiqësinë e madhe mes tyre. Një gjë e tillë pasqyrohet dhe në ekipet e moshave, aty ku ka ndodhur një episod i pakëndshëm. Gjatë ndeshjes midis Caselinës (ekipit nga Firence) dhe Fortis Juventus 1909, e vlefshme për kampionatin rajonal U19, ka shpërthyer një sherr masiv ku kanë marrë pjesë lojtarët e dy ekipeve.

Ndeshja është ndërprerë tre minuta përpara fundit të ndeshjes, ndërsa bardhezinjtë kryesonin 0-1. Sherri i madh i ka përfshirë të gjithë dhe në fushë është krijuar një kaos i vërtetë. Një lojtar i ekipit nga Firence ka goditur me grusht një kundërshtar dhe situata ka precipituar keq.

Gjykata Sportive nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka vendosur të skualifikojë plot… 24 lojtarë! Nga 12 lojtarë për ekip janë dënuar për një total skualifikimi prej 60 ditësh pushim. Ekipet janë gjobitur me nga 200 euro, por nuk mbaron me kaq. Të dy ekipet e kanë humbur ndeshjen me tavolinë me rezultatin 0-3, një vendim i çuditshëm dhe i padëgjuar më parë!

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.