Salihamixhiç, drejtori i ri sportiv i Bajernit

0

Hasan Salihamixhiç është emëruar drejtori i ri sportiv i Bajernit të Mynihut, duke marrë vendin e lënë bosh nga Matias Zamer.

Boshnjaku 40-vjeçar është një emër shumë i njohur, pasi ka luajtur për Bajernin në periudhën 1998-2007, duke fituar 6 tituj kampionë, 4 kupa dhe mbi të gjitha Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2001.

Salihamixhiç ka qenë ambasador i Bajernit dhe ishte me skuadrën në turneun aziatik, ndërsa në përzgjedhjen e tij ka ndikuar popullariteti i madh mes tifozëve, si dhe fakti që flet edhe anglisht e italisht.

Natyrisht, Karl-Hainc Rumenige dhe Uli Hënes mbetet kokat e Bajernit dhe do të shërbejnë si ndërlidhje mes skuadrës, trajnerit dhe bordit drejtues, ku është përfshirë tashmë edhe Salihamixhiç.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image