UEFA ndëshkon dy titullarë të Mançester Junajtid, nuk pranuan testet anti-doping

Fil Xhons është pezulluar për dy ndeshje dhe Dalej Blind është gjobitur nga UEFA, pasi dy lojtarët e njohur të Mançester Junajtid shkelën rregulloren e dopingut pas finales së Europa League, në maj.

Xhons ofendoi një nga të dërguarit e UEFA-s për testet anti-doping, ndaj është pezulluar dhe do të mungojë në Superkupën e Europës javën e ardhshme, ashtu si në ndeshjen e parë të Junajtid në Champions League. Gjithashtu, ai u gjobit me 5,000 euro.

Ndërkaq, Blind nuk dëshironte të kryente kontrollin anti-doping, për shkak se dëshironte të festonte trofeun me shokët. Ai është gjobitur gjithashtu me 5,000 euro.

Edhe Junajtid është gjobit me 10,000 euro.

Në Superkupë Junajtid do të jetë edhe pa mbrojtësin Erik Beili, i pezulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online