Salah thumbon Kejnin: Ai ishte i pari, më pas erdha unë!

0

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Totenhemit dhe Liverpulit pritet të vendosë përballë dy nga sulmuesit më të mirë në botë, Heri Kejn dhe Mohamed Salah. Të dy futbollistët kanë qenë në krye të golashënuesve për disa vite, por në dy sezonet e fundit në Premier Ligë, Salah e ka mposhtur sulmuesin anglez, duke fituar Këpucën e Artë.

Kejn është në dyshim në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi vuan nga një dëmtim që pësoi para shumë javësh. Para ndeshjes finale, Salah dha një intervistë për BT Sport, ku u shpreh: “Dua të luaj kundër më të mirëve.

Preferoj që Heri Kejn të jetë në fushën e lojës, ne do të jemi gati. Ai është një lojtar shumë i mirë, e ka treguar prej shumë vitesh. Ai është një golashënues, ka qenë i pari për shumë kohë… deri sa erdha unë (qesh)”, tha Salah.

Liverpuli ka mberritur ne Madrid. Salah duket gati!
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.