Sakrificat e 34-vjeçarit nuk shkojnë dëm, Enrike e rikthen

0

Jeta ka ulje-ngritjet e saj. Shpeshherë përsëritet fjalia që mosha nuk ka shumë rëndësi në futboll dhe shembulli i fundit vjen nga Spanja.

Santi Kazorla ka vuajtur shumë 4 vitet e fundit. Mesfushori ofensiv qëndroi pushim rreth dy vite dhe kreu 11 operacione për të shpëtuar karrierën e tij, e cila ndodhej në udhëkryq. 6 gushtin e kaluar la Arsenalin për t’u rikthyer te Vijareali.

Dielli filloi të ndriçonte përsëri në Spanjë dhe 34-vjeçari filloi të luante përsëri futbollin e tij. 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet kanë bërë që të marrë ftesën nga kombëtarja e madhe.

Me “La Roja” ka luajtur 78 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola. Luis Enrike ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e Euro 2020 kundër Ishujve Faroe (7 qershor) dhe Suedisë (10 qershor) dhe ka vendosur të shpërblejë sakrificat e mëdha të Kazorlës.

Përveç tij bien në sy edhe rikthimet e Iskos dhe Mikel Ojarzabal, ndërsa Kepa dhe De Gea do të luftojnë fort për një post titullari mes shtyllash.

LISTA E SPANJËS

PORTIERË: De Gea (Mançester Junajtid), Kepa (Çelsi), Pau Lopez (Real Betis)
MBROJTËS: Sergio Ramos, Karvahal (Real Madrid), Lorente (Real Sociedad), Hermoso (Espanjol), Gaia (Valencia), Inigo Martinez (Atletik Bilbao), Zhordi Alba, Serxhi Roberto (Barcelona),
MESFUSHORË: Buskets (Barcelona), Navas (Sevija), Kazorla (Vijareal), Pareho (Valencia), Rodri (Atletiko Madrid), Fabian (Napoli)
SULM: Oiarzabal (Real Sociedad), Isko, Asensio (Real Madrid), Rodrigo (Valencia), Aspas (Selta Vigo), Morata (Atletiko Madrid)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.