Sa shumë yje me kosto 0, ja lojtarët që u mbaron kontrata këtë sezon

Transferimet e lojtarëve janë një punë tejet e mundimshme, por gjithçka lehtësohet kur lojtarët nuk janë nën kontratë.

Këtë verë janë të shumtë yjet që do të dalin në treg me kosto 0, çka natyrisht shton interesin e klubeve për këta futbollistë.

David Luiz Mbrojtësi brazilian është ende një titullar i padiskutueshëm për Çelsin e Mauricio Sarrit. Londinezët nuk kanë alternativa të mira në stol dhe rinovimi mund të vijë nga dita në ditë.

Ander Herrera Pas pesë vitesh te Mançester Junajtid, mesfushori spanjoll po bën gati valixhet. E ardhmja mund të jetë në Paris, ku i është ofruar një kontratë me pagë “faraonike”.

Jasin Brahimi – Jasin Brahimi cilësohet nga shumë ekspertë si lojtari më i mirë i kampionatit portugez. Ofertat për sulmuesin shtatshkurtër kanë qenë të shumta, por Porto gjithnjë ka bërë rezistencë. Këtë verë me shumë gjasa, bashkëpunimi 5-vjeçar do të marrë fund.

Huan Mata – Futbollisti  i Mançester Junajtid nuk është më ai dikurshmi. Minutat e  Matës te “djajtë e kuq” janë pakësuar ndjeshëm këtë sezon dhe rinovimi nuk do bënte sens për të dyja palët.

Geri Kahill  – Geri Kehill është në muajt e tij të fundit si mbrojtës i Çelsit. Mbrojtësi 33-vjeçar është aktivizuar në vetëm një takim gjatë këtij sezoni. Pavarësisht formës së dobët interesi i klubeve angleze për Kehill mbetet i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *