Diego Kosta “fuera”, Simeone pazar në Milano për sulmues

0

Diego Kosta e ka tërbuar Atletikon e Madridit me kartonin e kuq marrë fundjavën e shkuar në Barcelonë, në ndeshjen që vendoste përfundimisht nëse Barça shpallej kampione para kohe, apo Atletiko rihapte gjithçka.

Sulmuesi do të mungojë disa javë, për shkak se ofendoi rëndë arbitrin, ndërsa Atletiko bën llogaritë dhe e ka kuptuar se sezoni i ardhshëm nuk mund të bazohet te braziliano-spanjolli.

Futbollist i fuqishëm, por me probleme të mëdha në sjellje, Diego Kosta ka luajtur vetëm 30% të minutave këtë sezon dhe kontributi i tij ka qenë modest.

 

Diego Simeone ka konfirmuar për sezonin e ardhshëm Alvaro Moratën, ndërkohë që klubi këmbëngul se Antuan Grizman nuk do largohet. Për të zëvendësuar Diego Kostën emri i preferuar është ai i Mauro Ikardit. I ri, me mesatare të shkëlqyer goli dhe “i uritur” për trofe, argjentinasi ka probleme me Interin dhe Atletiko mund të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së tij.

Në rast se Ikardi preferon alternativa të tjera, Atletiko ka piketuar sulmuesin serb Jovic, i cili po mahnit me Aintrahtin e Frankfurtit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.