Runi: Mesi është më i mirë se Ronaldo!

Uejn Runi po luan sezonet e tij të fundit në MLS në Amerikë. Sulmuesi ka komentuar sot edhe në lidhje me lojtarin më të mirë që ai ka takuar dhe duket se nuk ka asnjë dyshim. Sipas anglezit, Mesi është më i mirë se Ronaldo, ndonëse me portugezin ka pasur mundësi që të luajë tek Mançester Junajtid.

“Në sytë e mi Barcelona është skuadra më e mirë, pasi Mesi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ronaldo ka ndryshuar shumë, pasi në fillim ka qenë një anësor, më pas kalon në sulmues dhe u bë golashënues.

“Mesi me dy prekje të topit mund të jetë në zonën kundërshtare dhe të shënojë. Ai mund të bëjë çdo rol në fushë, pasi mund të shënojë, por luan dhe pas, i tërhequr në thellësi të mesfushës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *