Rumenige heq dorë nga presidenca e ECA-s

Shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, pas nëntë vitesh nuk do të jetë më kreu i ECA-s, Shoqata e Klubeve Evropiane.

61-vjeçari dje ka njoftuar zyrtarisht klubet pjesëmarrëse, se muajin e ardhshëm nuk do të kandidojë më për këtë post. Aktualisht, gjermani është numri 2 i klubit më të madh në Gjermani.

“Ka ardhur momenti të kaloj përgjegjësinë. Gjithmonë kam thënë se zyrtarët duhet të harrohen në çdo rast dhe e kam thënë seriozisht”, – është shprehur ish-lojtari i kombëtares 4-herë kampione bote. Për këtë vendim të tij janë njoftuar edhe klubet shqiptare pjesë të ECA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *