“Barcelona tani është më e fortë pa kapriçiozin Nejmar”

Visente Del Boske ka gëzuar tifozët e Barcelonës me deklaratën e tij më të fundit. Ish-trajneri i Spanjës i ka qetësuar ata në lidhje me largimin e Nejmarit, i transferuar te PSG-ja për 222 mln euro.

“Parisienët kanë blerë një lojtar që ndonjëherë mund të jetë kapriçioz. Për mendimin tim, Barcelona është një ekip më i mirë pa Nejmarin pjesë të saj”, – është shprehur mjeshtri i madh i taktikës.

I pyetur për suksesin e viteve të fundit të Real Madridit, ai është përgjigjur: “Si trajner, ndikimi i Zinedin Zidanit te Real Madridi është i krahasueshëm me atë të Pep Guardiolës te Barcelona. I shoh si dy raste të ngjashme, ish-lojtarë të palodhur, që kanë luajtur në mesfushë dhe nga atje formohet çdo gjë. Zizu shpresoj të fitojë sa më shumë tituj. Reali i tij është ekipi më i mirë në kontinent.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online