Ruiz: E di planin e Joshuas, duelin tjetër do jem më agresiv

Mbajtësi i katër brezave kampion bote në peshat e rënda, Andy Ruiz, ka folur për mediet amerikane në lidhje me situatën e negociatave midis tij dhe Anthony Joshua. Dy boksierët priten të ndeshjen sërish në muajin nëntor.

“Jemi ende nuk negociuar. Për momentin po flasim për vendndodhjen. Dueli mund të zhvillohet në SHBA ose Mbretërinë e Bashkuar. Po e kemi të vështirë t’i bindim që ta zhvillojmë në SHBA ose Meksikë, këtë dua të bëj unë. Të shohim çdo të ndodhë”.

“Për momentin jam duke pushuar. Kam udhëtuar nëpër vende të ndryshme ku kam takuar fansa e kam dhënë intervista. Sapo të mbyllim negociatat do t’i fokusohem 100% përgatitjes për duelin. Nuk dua t’i humb brezat kampion bote. Mendoj se Joshua do të jetë më agresiv, por ju garantoj se edhe unë do të bëj të njëjtën gjë. Do grushtoj më shumë se hërën e fundit”,  tha Ruiz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *