Rritet adrenalina e finales, Ronaldo guxon me parashikimin e duelit anglez

Atmosfera në kampet e Liverpulit dhe Totenhemit është në kulm. Ekipet po merren me detajet e fundit, ndërsa tifozët janë gati për të pushtuar Madridin. Finalja e madhe e Champions Ligës do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Wanda Metropolitana”, stadiumin e Atletikos Madrid.

Dueli anglez po pritet me padurim që të ndiqet nga të gjithë. Ronaldo Fenomeni ka vendosur të rrisë adrenalinën e tifozëve të… Liverpulit. Braziliani i famshëm ka bërë një parashikim për finalen e madhe, madje ka guxuar të gjejë rezultatin në kokë!

3-1 për ekipin e Klopit mendon Ronaldo se përfundon ndeshja. Postimi i tij në faqen zyrtare të UEFA-s ka sjellë reagime të shumta. The Reds urojnë që ish-sulmuesi legjendar të qëllojë në kokë, ndërsa tifozët e Spurs shpresojnë të kundërtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *