“Romës i duhen pronarë të rinj. Më dështakët e sotëm, De Rosi luan deri 45 vjeç!”

Daniele De Rosi do të largohet në fund të sezonit nga Roma. Mesfushori ka refuzuar oferta të shumta gjatë karrierës së tij për të mos e tradhtuar kurrë dashurinë e tij të parë dhe të vetme.

Për fat të keq, drejtuesit nuk i ofruan rinovimin dhe diçka e tillë trishtoi shumë tifozë të futbollit. De Rosi është ndër romantikët e fundit, ka ëndërruar gjithmonë ta mbyllë karrierën te Roma dhe të largohesh pas një jetë me ngjyrat verdhekuqe mbi supe nuk është aspak e lehtë.

Antonio Kasano ka luajtur bashkë me te, te Roma dhe kombëtarja italiane. Barezit të famshëm nuk i ka pëlqyer trajtimi që klubi kryeqytetas i ka bërë mikut të tij, ndërsa e mbyll me një mesazh për mesfushorin.

Baldini dhe Palota e përsëritën gabimin. Pas Totit ndodhi edhe me Danielen. Duhet të mos harrojnë faktin që Roma është Toti dhe më pas De Rosi. Roma nuk është Baldini me Palotën. Shpresoj që verdhekuqtë të ndryshojnë pronësi, sepse e meriton që të luftojë për objektiva të rëndësishëm.

De Rosi? I lutem Danieles që të mos tërhiqet nga futbolli, por të vazhdojë të luajë. Me dështakët që ka në qarkullim, Daniele mund të luajë pa problem deri në moshën 45-vjeçare”, përfundon Antonio Kasano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *