Romanjoli: Sivjet nuk dështojmë, ju tregoj dy cilësi super të trajnerit

Alesio Romanjoli është një nga pikat më të forta të Milanit. Jo më kot drejtuesit e kanë zgjedhur kapiten 24-vjeçarin. Qendërmbrojtësi ka folur për Milan TV rreth objektivave për sezonin e ri dhe trajnerit Xhampaolo.

Kuqezinjtë po zhvillojnë fazën përgatitore në SHBA. Miqësorja e parë kundër Bajernit u mbyll me humbjen 0-1, por Milani zhvilloi një takim pozitiv. Nesër përballë do të jetë Benfika, ndërsa Romanjoli ka një koment edhe për këtë duel.

Pres një sezon më pozitiv se i kaluari, ku na iku objektivi prej duarsh në fund. Sivjet do të bëjmë gjithçka për t’u renditur të paktën në katërshen e parë.

Xhampaolo? Ai është një person shumë i përgatitur dhe i qetë. Na bën të ndihemi mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Jemi një grup akoma edhe më i ri se sezonin e kaluar. Kemi fatin që jemi bashkë prej sezonit të kaluar dhe duhet të vazhdojmë të jemi të bashkuar.

Po punojmë mirë dhe trajneri po na mëson çdo ditë gjëra të reja. Kemi nevojë për kohë, por diçka pozitive e treguam kundër Bajernit. Të njëjtën gjë do të tentojmë të prodhojmë edhe kundër Benfikës. Janë sfida të rëndësishme që na tregojnë nivelin ku jemi”, përfundon kapiteni i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *