Rexhinaldo: Barazim i mirë, ju premtoj dy gjëra!

Kukësi u ndal në një barazim pa gola në ndeshjen me Partizanin dhe kështu diferenca me kryesuesit e Superiores mbetet pesë pikë. Rexhinaldo, sulmuesi kryesor i verilindorëve, nuk ia doli të shënojë dot. Gjithsesi optimizmi nuk i mungon.

Më një shqipe jo të mirë, ai bën një premtim për tifozët dhe gjithçka është e realizueshme. Nuk është mbyllur ende as gjysma e kampionatit dhe Rexhinaldo deri më tani ka arritur të shënojë gjashtë gola.

“Ne donim të fitonim ndeshjen, por nuk mundëm! Barazimi nuk ishte aspak i keq. Ne vazhdojmë në luftën për titullin kampion dhe jam i sigurt se do të arrijmë. Topat nuk po vijnë, por dikush do të paguajë është një premtim. Vazhdoni dhe gjithmonë fokusoheni. Unë dua të jem kampion dhe golashënuesi më i mirë i Super Ligës Shqiptare në këtë kohë. Do ta bëjmë, do ta bëj”, shkruan Rexhinaldo në llogarinë e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *