Rekordmeni Emeri: Gjithçka shkoi mirë për Çelsin, jo për ne!

Unai Emeri e ka fituar Europa League tre herë radhazi me skuadrën e Seviljas, një rekord i paprekshëm në këtë kompeticion. Megjithatë, sot në finale kundër Çelsit, Arsenali i tij nuk ia doli të triumfonte, duke u mposhtur nga rivalët e të njëjtit qytet me rezultatin 4-1.

Pas ndeshjes, Emeri u shpreh: “Fillimisht, urime Çelsit. Në pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam mundësi të mira dhe kishim disa raste për të shënuar. Shkuam disa herë në zonën kundështare, por nuk ia dolëm. Më pas, Çelsi shënoi golin e parë, që ndryshoi ndeshjen.

U munduam të qëndronim në lojë, por shënuan të dytin dhe gjithçka po vështirësohej. Çdo gjë po shkonte mirë për ta, ndërsa për ne, jo. Ata e merituan të fitonin”, tha Emeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *