Reali, Santos dhe Vinisjus: Rrëfehet talenti Rodrigo

0

Rodrigo Goes po shijon ditët e tij të fundit me skuadrën e Santosit. Pak javë më vonë 18-vjeçari do të marrë avionin për në Madrid, ku do t’i bashkohet klubit më të trofeshëm në botë: Real të Madridit.

Një vit më parë Florentino Perez tha “Ok” për të shpenzuar 50 milionë euro për kartonin e adoleshentit që asokohe ishte 17 vjeç dhe kishte shënuar vetëm tre gola në 11 ndeshjet e tij të parë si profesionist. Në një intervistë për “MARCA”, talenti brazilian tregoi se ai kalimi te Real Madrid ishte një ëndërr e bërë realitet për të.

Si është Rodrigo në jetën private në krahasim me atë në fushë?

Rodrigo është një djalë i ri dhe i lumtur për atë që është. Ëndrra ime që fëmijë është të vishja fanellën e Realit të Madridit. Çdokush që më njeh mirë më thotë se jam një djalë i pjekur. Mendoj se duhet të përqendrohesh në çdo gjë që bën. Të mendosh për atë që mund dhe nuk mund ta arrish. Jam në gjendje të kujdesem për çdo veprim timin. Tani luaj për Santosin dhe jam i përqendruar vetëm tek ky ekip. Do të jetë e njëjta gjë kur të shkoj në Madrid. Kam një etikë të madhe pune. I kam kushtuar jetën futbollit.

A e di ç’do të thotë të luash për Real Madridin?

Është klubi më i madh në botë. Nuk e kam menduar dy herë kur më ofruan një kontratë (negociatat mes palëve zgjatën vetëm 20 minuta). Çdo gjë rreth atij ekipi është pozitive. Kishte edhe klube të tjera që interesoheshin, përfshirë Barcelonën. Megjithatë isha i sigurt për Realin që nga momenti i parë. E kam ëndërruar që i vogël këtë klub.

Ishit me të vërtetë tifoz i Realit në vogëli?

Po po, kjo është e vërteta. Këtu në Brazil, të gjithë bëjmë tifo për një ekip brenda vendit dhe një tjetër në Evropë. Reali ishte skuadra që doja në kontinentin e vjetër.

E prisje të ndodhte kaq shpejt kalimi në Evropë?

Jo, nuk e prisja kaq herët. Ishte një ëndërr që doja ta realizoja, por jo në kaq pak kohë. Megjithatë kjo ndodhi dhe unë jam gati.

Si ka qenë ky vit për ty, duke qenë se ke pasur në mendje idenë se do të luash për Realin?

Jam munduar të përqendrohem te Santosi. Sigurisht ka qenë e vështirë ta bëj, por mendoj se e kam arritur. Të dish se do të luash në “Santiago Bernabeu” dhe të mos mendosh për këtë është shumë e vështirë. Kam menduar të rritem sa më shumë këtu në Santos për të qenë gati për Madridin.

Ke të njëjtën moshë me Vinisjus, por jeni shumë të ndryshëm apo jo?

Jo nuk mendoj se kemi shumë ndryshime. Kemi shumë karakteristika të përbashkëta. Jemi të shpejtë dhe mendojmë gjithnjë për të dribluar e shënuar gola.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.