Runi “thumbon” Liverpulin: Le ta fitojnë Champions-in, por kampionati…

Legjendat e Junajtid ndihen të pikëlluar nga gjëndja e ekipit të tyre të zemrës. “Djajtë e Kuq” nuk po arrijnë të dalin nga “gropa”, ku kanë rënë që nga ikja e Sër Aleks Ferguson. Uejn Runit i bëhet çdo ditë e më e vështirë të shohë Junajtin teksa vuan.
Anlgezi në një intervistë shprehet se e ka të vështirë të shohë klubin, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës, në këtë situatë. Ai nuk do e duronte fitimin e Premier Ligës nga Liverpuli. Përveç Junajtid që është rival i deklaruar i Liverpulit, Runi ka luajtur edhe me Evertonin, armiqtë e betuar të qytetit për djemtë e Klopit.

“Të shohësh Junajtid në këtë gjëndje bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kur Solskjaer erdhi bëri një punë fantastike. Lojtarët patën një liri nga ai dhe ata e donin atë. Por papritmas për disa arsye ata nuk bënë mirë dhe kjo i kushtoi shumë.”

“Mund ta përballoj faktin që Liverpuli fiton Champions-in. Ata e kanë fituar pesë herë dhe nuk do të ishte dramë po ta fitonin për të gjashtën herë. Por as nuk dua ta mendoj fitimin e Premier Ligës nga ai klub”, përfundoi ylli anglez që aktualisht aktivizohet me DC United në kampionatin amerikan “MLS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online