Ramadani: Në finale do bëj ndryshime, mungesa e miqësoreve ndikoi

0

Trajneri i Feronikelit, Zekiraja Ramadani, foli për “RTK” në përfundim të ndeshjes ndaj Linkoln Red Imps. Skuadra nga Drenasi ia doli të fitonte ndeshjen e të siguronte kalimin në finale, por ky kualifikim nuk erdhi pa vështirësi.

Ishte një ndeshje shumë të vështirë, nuk e kishim aspak të lehtë. Përballë kishim një ekip që ishte në formë, kishte zhvilluar dhe disa miqësore, diçka që ne nuk e bëmë dot. Mendoj se ka ndikuar shumë fakti që s’kemi pasur mundësi të bëjmë ndeshje miqësore”.

FINALJA – “Padyshim që objektivi është të fitojmë dhe të premten. Tani duhet të bëjmë analizë të kësaj ndeshje për të parë çfarë nuk shkoi sot. Kam një kontingjent të plotë, 24 futbollistë. Besoj se do të bëj disa ndryshime për t’i dhënë freski skuadrës. Për momentin na intereson vetëm Santa Koloma, asnjë skuadër tjetër, pavarësisht se e dimë se më kë do përballemi nëse e  kalojmë turin paraeliminator”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.