PSG-Totenhem, duel për mesfushorin e Selta Vigos

0

Stanislav Lobotka është gati të transferohet në një klub të madh. Mesfushori sllovak ka oferta të rëndësishme dhe në janar Selta Vigo mund të përfitojë nga shitja e futbollistit 23-vjeçar. I blerë vjet nga Nordsalland në Norvegji për shumën e 5 milionë eurove, tanimë lojtari në fjalë kushton disa herë më shumë.

Në La Liga një vit më parë u aktivizua në 38 ndeshje, nga të cilat 34 i nisi nga minuta e parë. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka kontratë deri në vitin 2023, por nëse PSG e do një futbollist, atëherë asgjë nuk është e  pamundur.

Por nuk janë vetëm francezët që interesohen për lojtarin e Seltës. Totenhemi gjithashtu interesohet për Lobotka dhe e duan që në janar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.