Probleme për Klop, Liverpuli pa mbrojtje përballë furisë bavareze

Liverpul-Bajern do të jetë një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj faze në Ligën e Kampionëve dhe të dyja skuadrat vijnë pas një forme shumë të mirë në javët e fundit. Megjithatë, Liverpuli do të ketë shumë mungesa përballë kampionëve të Gjermanisë, kryesisht në prapavijë.

Lovren, Gomez, dhe Van Dajk do të jenë mungesat e trajnerit gjerman Klop. Van Dajk është i pezulluar nga kartonët, ndërsa Lovren dhe Gomez janë të dëmtuar. I vetmi qendërmbrojtës i gatshëm për Liverpulin do të jetë Matip, por dhe ky i fundit ka pësuar shumë dëmtime këtë sezon dhe nuk është në 100% të formës së tij.

Nuk dihet ende se çfarë skeme mund të përdorë Klop për sfidën përballë Bajernit, por këto mungesa priten të shfrytëzohen nga Bajerni i Mynihut, skuadër që e ka rritur shumë nivelin në javët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *