Handanoviç: Duhet të flasim për Interin, jo për çështjen e kapitenit!

Inter mori një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme, teksa triumfoi ndaj Rapidit të Vienës në transfertë me shifrat 0-1. Kapiten i ekipit ishte Samir Handanoviç. Portieri slloven, foli pas sfidës, teksa preku çështjen e shiritit të kapitenit si dhe foli mbi ndeshjen dhe ecurinë e skuadrës. Gjithashtu, gardiani foli edhe për korin e tifozëve zikaltër, të cilët kënduan, “C’è solo un capitano”.

KORI I TIFOZËVE – “Më pëlqen, por nuk duhet të flasim për këtë. Duhet të flasim për Interin dhe për fitoren e sotme.”

PERFORMANCA E SOTME – “Ndeshja nuk ishte e lehtë. Arritëm të merrnim një fitore dhe kjo është e rëndësishme. Ndriçimi i fushës ishte pak problem.”

TJETËR FITORE PAS PARMËS – “Ekipi përballet me momente të ndryshme gjatë sezonit, është diçka që i ndodh çdo skuadre. Vitin e kaluar na ka ndodhur gati e njëjta gjë. Gjithsesi, po rritemi përsëri nga ndeshja në ndeshje.  Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme ndaj Sampdorias, që vjen pas një humbje ndaj Frosinones dhe do të kërkojë rezultat.”

NGJARJET E FUNDIT – “Ishte diçka e papritur. Duhet të përqendrohemi te fusha dhe te ndeshjet. Duhet të tregojmë gjithë pasionin tonë në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online