Prapaskena me Benaser, ja si Arsenali mund t’ia vidhte Milanit

0

Ismael Benaser është lojtari më i ri i Milanit. Këto të fundit paguan 16 milionë euro për ta sjellë të riun në “San Siro”. Mesfushori ka bërë paraqitje shumë të mira me Empolin gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe po impresionon me Algjerinë në Kupën e Afrikës.

Duhet të themi se kombëtarja e tij është në finale dhe do të ndeshet me Senegalin. Për 21-vjeçarin përveç kuqezinjve, përflitej se kishin shfaqur interes edhe klube të tjerë. Një prej tyre ishte Arsenali, skuadër ku Benaser ka kaluar dy vite në ekipin e dytë. Megjithatë, siç konfirmojnë mediet e mëdha evropiane, Arsenali nuk e ka dashur yllin afrikan.

Ata kanë pasur në dispozicion aktivizimin e një klauzole, që bënte të mundur blerjen e mesfushorit me një çmim tepër më të ulët se ç’e mori Milani. Drejtuesit londinezë, pasi e studiuan situatën e lojtarit, vendosën për refuzimin e rikthimit të tij.

Benaser, kapiten i Arsenal U-23

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.