Spastrimet te Reali, një “Galaktik” përfundon në Premier

Real Madridit i duhet të gjejë një skuadër për Sebajos, ku mesfushori ta aktivizohet rregullisht dhe të gjejë formën e tij më të mirë. Për yllin spanjoll interesohet dy londineze, Arsenal dhe Totenhem. Këto të fundit janë të interesuar në blerjen përfundimtare të Sebajos, me Realin që nuk e dëshiron këtë opsion.

Kështu është Arsenali që përfiton nga kjo situatë. Siç raportojnë mediet angleze, “Topçinjtë” janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje me Realin për huazimin e 22-vjeçarit. Real pranon këtë mundsi vetëm nëse Arsenal nuk e dëshiron opsionin e blerjes përfundimtare të fantazistit.

Vështirësitë për të nënshkruar me yje të tjerë e bëjnë Emeri të pranojë këtë propozim dhe të sjellë në “Emirates Stadium” Sebajos, edhe pse përkohësisht. Anglezët kanë rënë dakort për të paguar të gjithë pagën e lojtarit prej 3 milionë eurosh. Marrëveshja është shumë pranë mbylljes dhe Sebajos do të vishet bardhekuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online