Pollozhani e Ribaj gati për Kukësin: Futemi për tri pikë!

Flamurtari do të luajë nesër në transfertë ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”. Në kuadër të ndeshjes, përpara mediave kanë folur Artim Pollozhani si dhe Andi Ribaj, të cilët kanë besim se do të kenë sukses edhe në ndeshjen e radhës.

NDESHJA ME KUKËSIN – “Ndeshje e rëndësishme, sidomos për pozitat në tabelë Kukësi në vendin e dytë dhe ne në vendin e tretë. Një ndeshje që nuk është vendimtare, por është e rëndësishme, pasi me një rezultat pozitiv do të ishim në pjesën e tabelës që të çon në kupat e Europës. Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi si ne ashtu dhe Kukësi vijmë nga fitore. Besoj që duhet të japim maksimumin për një rezultat pozitiv.”

FORMA E EKIPIT – “Gjendja e ekipit është në forma të mirë dhe optimale. Kemi bërë dy ndeshje të mira këtu në Vlorë. Kemi pasur problemet tona gjatë 90 minutëshit, por ajo që ka vlerë në këtë fazë të kampionatit janë pikët. Gjithashtu dhe gjendja dhe forma e ekipit. Gabimet në lojë janë të riparueshme dhe në rast se do e kemi grintën për të fituar do ta kalojmë dhe këtë ndeshje me sukses.”

MUNGESAT – “Në pikëpyetje është Koliçi, por me shumë mundësi do të jetë gati. Probleme në gju kam pasur unë edhe Franc Veliu, por shpresoj që deri nesër të jemi në 100% të formës.”

EUROPA – “Përderisa jemi në vendin e tretë dhe duke parë kalendarin që kanë kundërshtarët tanë, duhet të tentojmë dhe të japim maksimumin. T’i marrim ndeshjet një nga një dhe me pak fat mendoj se mund ta kapim Europën, pse jo.”

Gjithashtu, pas Pollozhanit foli edhe Andi Ribaj, i cili po kalon një moment mjaft të mirë. Sulmuesi shënoi edhe golin e parë në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Teutës.

MOMENTI I MIRË – “Ndihem shumë mirë dhe vlerësoj edhe ekipin për punën e bërë. Shpresoj që edhe në ndeshjen e radhës të shënojmë.”

GOLAT E SHËNUAR – “Do bëjmë maksimumin. Nuk është problemi kush do e bëjë golin, problem është që të fitojë ekipi dhe të vazhdojmë me serinë e rezultateve pozitive.”

EUROPA – “Përderisa jemi në vendin e tretë, jemi në rrugën e duhur dhe do të vazhdojmë me ndeshjet një nga një. Shpresojmë të jemi aty ku duhet.”

KUKËSI – “Për rezultat pozitiv futemi, si në çdo ndeshje. Edhe ndaj Kukësit futemi për tre pikë. Nuk ka ndryshim, pasi të gjithë ndeshjes janë njësoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *