“Pogba do të transferohet te Reali”, rritet presioni mbi Juventusin

Juventusi nuk po dorëzohet për Pol Pogba, por të njëjtën gjë po bën edhe Real Madrid. Rivaliteti për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez është i madh dhe të dy palët po tentojnë të bindin lojtarin dhe Mançester Junajtid.

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja flasin për një akord me Realin. Emisioni i njohur “El Chiringuito” raporton se “Djajtë e Kuq” kanë pranuar ofertën e Florentino Perez.

80 milionë dhe kartonin e Garet Bejl kanë ofruar “Los Blancos” për kampionin e botës. Uellsiani vlerësohet 90 milionë euro dhe tratativa totale shkon në 170 milionë euro.

Pogba do të jetë një lojtar i Real Madrid javën e ardhshme. Tratativa është në fazën finale dhe Junajtid do të pranojë ofertën prej 80 milionë eurosh dhe kartonin e Bejl”, raporton “El Chiringuito”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *