Po shkëlqen në Gjermani, dëshiron rikthimin para kohe në Madrid

Të luash me Realin e Madridit është një dëshirë për shumicën e lojtarëve. Ashraf Hakimi, është një talent i madrilenëve, i huazuar tek Borusia Dortmund në vitin e kaluar. Mbrojtësi i krahut pas një periudhe në Madrid, ku nuk gjente minuta në dispozicion, ka shpërthyer në “Signal Iduna Park”, duke u bërë një titullar i padiskutueshëm.

 Gjithsesi ai nuk dëshiron të qëndrojë më në Dortmund, por e ndjen veten të gatshëm për t’u vënë nën urdhërat e Zidan. Në marrëveshjen mes Realit dhe Dortmundit është parashikuar që Hakimi të qëndrojë në Gjermani deri në verën e viti 2020. Por dëshira e lojtarit është e kundërta.

“Dëshira ime është që të kthehem në Madrid sa më shpejt të jetë e mundur. Do të gënjeja nëse do e përgënjeshtroja këtë. Jam një tifoz i Realit. I ndjek ata në çdo ndeshje edhe pse nuk jam pjesë e tyre”, u shpreh 20-vjeçari për “Movistar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *