Zijesh i habit të gjithë: As Reali dhe as Juventusi, ju tregoj ekipin më të vështirë!

Ajaksi po bën një mrekulli të vërtetë këtë sezon, me “Harkëtarët” që janë vetëm një hap larg finales së madhe të UEFA Champions League. Lojtarët që kanë spikatur kanë qenë të shumtë dhe njëri prej tyre është edhe Hakim Zijesh.

Marokeni ka mahnitur me paraqitjet e tij në fushë, ndërkohë së fundmi në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të UEFA-s, ai është pyetur për sa i përket ekipit më të vështirë që janë përballur këtë sezon.

Përgjigja e 26-vjeçarit i ka habitur të gjithë, teksa deklaroi se Benfika është ekipi më i vështirë që janë ndeshur. “Mendoj se këtë sezon ekipi që kemi pasur më shumë vështirësi ka qenë padyshim Benfika”. Ndaj portugezëve Ajaksi u ndesh në grupe, ku mori një fitore në Holandë 1-0 dhe një barazim në Portugali 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online