Pike zbulon të ardhmen e Nejmarit

Zherard Pike është një ndër futbollistët më aktivë në rrjetet sociale dhe shpesh postimet e tij bëjnë bujë, duke shkaktuar jo pak debate.

Sot Pike ka postuar në Twitter një foto me Nejmarin, ku ka vendosur një mesazh të shkurtër: “Ai qëndron”.

Nejmar është në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve për transferim te PSG, që është gati të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ndërsa vetë sulmuesit i ofron rreth 27 milionë në vit.

Vetë Nejmari nuk flet, por Pike është një personazh shumë i rëndësishëm te Barcelona dhe kjo dalje e tij në Twitter mund të jetë një sinjal i qartë se Nejmar nuk do të largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *