Përkeqësohet moti në Romë, në dyshim ndeshja Lacio-Inter

0

Sfida mes Lacios dhe Interit që do të zhvillohet në “Olimpico” pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë, e luftuar dhe spektakolare. Ndeshja është programuar të nisë në orën 20:30 të mbrëmjes, por zhvillimi i saj është në dyshim.

Kushtet atmosferike në kryeqytetin italian janë të këqija me reshje të mëdha shiu, stuhi dhe erëra të forta. Situata po përkeqësohet, ndërsa komuna e Romës ka lëshuar një komunikatë në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Përditësimi i motit. Mbrojtja civile e kryeqytetit të Romës kërkon të kufizojë lëvizjet e njerëzve në qytet. Duke marrë parasysh përkeqësimin e mundshëm të kushteve atmosferike në orët e ardhshme dhe për të favorizuar qarkullimin e automjeteve të emergjencës.”

Në qytet ka patur rrugë të përmbytura dhe pemë të rrëzuara, ndërsa rreziku i shtyrjes së ndeshjes mbetet një hipotezë konkrete.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.