Duka nuk i mjafton Elbasanit, Lushnja i mohon fitoren e parë

Elbasani nuk di të fitojë. Edhe pse arriti të shënojë i pari kundër Lushnjës, në fund ka marrë vetëm një pikë, pasi gjithccka u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Pika e parë për verdheblutë, që po kalojnë një periudhë shumë të vështirë. Nga ana tjetër edhe Lushnja nuk po arrin të ndjekë ekipet e kreut.

Ndeshja e sotme, e luajtur në Cërrik, u zhbllokua në minutën e 35-të, kur Duka shënoi golin e parë të takimit. Elbasani arriti ta ruajë avantazhin në 45 minutat e para të takimit dhe u bë maksimumi edhe më pas për të fituar, por pa sukses.

Alushi i Lushnjës ishte ai që shënoi në mesin e pjesës së dytë dhe shmangu humbjen për skuadrën e tij. Pas shtatë javësh kampionat, Lushnja renditet në vendin e tetë me po kaq pikë. Verdhejeshilët, të bazuar tek elementët vendas, nuk pa arrijnë të jenë në lartësinë e duhur për të pretenduar rikthimin në Superiore.

Kategoria e Parë – Java 7

E hënë, më 29 tetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Nexhip Trungu”, Cërrik

Elbasani-Lushnja 1-1
Shënues:
Duka 35’ / Alushi 71’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online