Penalltia e mohuar dhe atmosfera te Kukësi, flet Valdet Rama

Valdet Rama ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kukësit në ndeshjen ndaj Debrecenit në Hungari. Sulmuesi nga Mitrovica vuri disa herën në provë portierin e hungarezëve, ndërsa në një episod të ndeshjes ishte shumë pranë fitimit të një penalltie.

Në një intervistë për “Supersport”, Rama flet mbi humbjen në transfertë dhe mbi mënyrën se si skuadra duhet ta nisë ndeshjen e kthimit edhe pse rezultati i takimit të parë nuk lë shumë vend për të shpresuar.

“Në pjesën e parë bëmë një lojë të shumë të mirë. Krijuam disa raste për shënuar, por fatkeqësisht nuk ia dolëm dot. Në pjesën e dytë ndodhi ajo që ndodhi. Pësuam tri gola, prej të cilëve duhet nxjerrim mësime”.

“Mendoj se më shkaktuan një penallti, por arbitri e pa ndryshe. Po ta kishim një gol në fushë kundërshtare do ta kishim shumë herë më të lehtë. Gjithsesi në futboll ndodhin gjëra të papritura. Duhet të besojmë e të mundohemi të fitojmë lojën, na duhet energji pozitive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *