PAMJE TË RËNDA / Dalin pamjet filmike të tragjedisë së Leisterit

0

Bota e futbollit u trondit nga lajmi i vdekjes së presidentit të Leister Sitit, Viçai Srivaddhanaprabha. Biznesmeni tajlandez humbi jetën së bashku me katër persona të tjerë pasi helikopteri i tij privat u rrëzuar pak sekonda pas ngritjes nga Stadiumi “King Power”.

Mediet angleze kanë respektuar kërkesat e familjes për të mos nxjerrë pamje filmike të aksidentit, por materialet filmike të tragjedisë përhapur në internet me shpejtësinë e dritës. Në videon që ka bërë xhiron e botës, shihet momenti kur helikopteri i del nga kontrolli pilotit dhe bie në tokë par rrotullimeve të shumta në ajër. Ndërkohë, në video dallohet portieri danez i Leisterit, Kasper Shmajkëll i cili ka qenë dëshmitar okular i aksidentit.

Dega hetimore e aksidenteve ajrore ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.