Oto Xhon: Krasniqi më forcon edhe mua, çështja në KAS s’ndikon te ne

0

Oto Xhon u kthye në verë te Skënderbeu, që e kish lënë sulmuesin nigerian në huazim te Trepça ’89. Ky është sezoni i parë që luan në Superiore, por më së shumti e ka nisur nga pankina. Zgjedhja e parë për Orges Shehin ka qenë Blerim Krasniqi, i cili është i dëmtuar për momentin dhe korçarët i kanë sytë nga Xhon tani.

“Në futboll nuk  mund të kontrollosh se çfarë do të ndodhë. Jam një sulmues dhe do të kërkoj që gjithnjë ta ndihmoj skuadrën duke shënuar gola. Nëse do kem mundësi të realizoj do ta bëj, megjithatë shpresoj të më jepen më shumë minuta”, thotë Xhon, i cili topin ia lë në dorë trajnerit.

“Nuk jam unë trajneri që të vendos, në këtë pikë është ai që përcakton formacionin. Shpresoj që edhe Krasniqi të rikuperohet, sepse konkurrenca është më e fortë për mua dhe kjo më bën mirë”, shton sulmuesi nigerian i Skënderbeu.

Më tej ai thekson se është gati për kampionatin, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e skuadrës: “Jam i kënaqur me punën që po bëj, po stërvitem me maksimumin e mundshëm. Mendoj se jemi përgatitur në mënyrën e duhur dhe besoj se jemi gati për rinisjen e sezonit”.

Objektivi është titulli kampion, ndërkohë që Xhon tregon se vendimi i KAS nuk ka ndikim në skuadër: “Nuk mendoj se çështja e Skënderbeut në KAS ndikon te skuadra, sepse ne kemi të njëjtin objektiv, të fitojmë kampionatin. Do bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shpallur sërish kampion, edhe ne që kemi ardhur këtë sezon kemi të njëjtat synime si ata që kanë qenë pjesë e Skënderbeut edicionin e kaluar, të fitojmë titullin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg