Ofertë zyrtare, 500 mijë euro për yllin e Shkëndijës!

0

Visar Musliu, për t’iu bashkuar Shkëndijës së Tetovës, bëri një lëvizje befasuese një vit më parë. Ai shfrytëzoi klauzolën që e linte të lirë nga Vardari për t’u transferuar jashtë Maqedonisë. Nënshkroi me Prishtinën dhe u huazua te kuqezinjtë në janar të vitit 2017.

Në  18 muaj fitoi gjithçka me Shkëndijën e Tetovës dhe tashmë ka një ofertë nga Hungaria për të. MOL Vidi kërkon shërbimet e tij dhe sipas “Sportmedia.mk”  është bërë një ofertë zyrtare. Kuqezinjtë, nëse vendosin ta shesin, përfitojnë shumën e 500 mijë eurove.

MOL Vidi ka qenë i qartë dhe pret një përgjigje në harkun kohor të tre ditëve. Shuma që ata ofrojnë është e konsiderueshme dhe te Shkëndija duhet të mendohen mirë. Në fakt dyzimi është i madh, pasi do të duhet të gjendet një tjetër mbrojtës.

Objektivi i tyre është kualifikimi në grupet e Champions League ose Europa League. Musliu është një nga pikat më të forta të Shkëndijës dhe normalisht për trajnerin Qatip Osmani do të ishte një humbje  e madhe. Shumë shpejt edhe do të vendoset për fatet e mbrojtësit, i cili te MOL Vidi do kishte mundësinë të luante në nivele më të larta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.