Ofertë për Mesin e Turqisë, Junajtid sfidon “mallkimin”

Mançester Junatid është në kërkim të lojtarëve të rinj e të talentuar. Këtë radhë janë përqëndruar në tregun turk. Abdulkadir Omur është lojtari, që Solskjaer ka pikasur dhe dëshiron ta sjellë në “Old Trafford”. 19-vjeçari ka shfaqur aftësi shumë të mira dhe loja e tij ngjan tmerrësisht shumë me atë të Leo Mesit.

Ai aktivizohet me Trabzonspor ne Superligën turke. Ky vit ishte mjaft pozitiv për të, duke zënë një vend të sigurt në formacionin e parë të gjigantëve ballkanas. Onur numëron 5 gola dhe 8 asiste në 25 ndeshje në kampionat.

Vlera e tij në merkato është rreth 14 milionë euro dhe Junajtid pritet të bëjë një ofertë ndjeshëm më të lartë për të bindur drejtuesit e Trabzonsporit. Ndërkohë, duhet të themi se djaloshi duhet të shmanget sa më shumë në krahasimin me Mesin.

Të gjithë ata që janë munduar të barazohen me Leon kanë dështuar. “The Sun” ka bërë një hulumtim tepër të hollësishëm të talenteve që janë krahasuar me Mesin. Presioni i epitetit “Mesi” është i madh dhe shumica nuk e kanë mbajtur dot, duke pësuar rënië në karrierën e tyre. Në listë është Edon Zhegrova, por edhe emra ai Alen Haliloviç, Diego Lainez, Marko Marin apo Zherard Delofeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online