Ofensiva e Interit: Xheko 6 milionë larg, ka një plan për Lukakun

0

Antonio Konte kërkon sulmues. Emrat dihen dhe ata janë Edin Xheko me Romelu Lukakun. Boshnjaku është afër, edhe pse mes Interit dhe Romës janë 6 milionë euro.

12 milionë ofrojnë zikaltrit për 33-vjeçarin boshnjak, ndërsa verdhekuqtë kërkojnë 18. Dëshira e Xhekos është transferimi në “San Siro” dhe ky është avantazhi i madh i Interit.

Nga ana tjetër është Lukaku. Trajneri Ole Gunar Solskjaer po tenton ta bindë për të qëndruar te Junajtid, por sulmuesi belg i ka bërë të qartë: “dua të shkoj tek Interi”.

Drejtuesit zikaltër kanë vendosur të negociojnë përballë me homologët anglezë dhe Piero Auzilio ndodhet në Londër. Drejtori sportiv po tenton të mbyllë akordin dhe të marrë Lukakun me vete.

Klubi italian ka gati 70 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, shumë të cilën pretendon ta paguajë në tre këste. Tani pritet përgjigja e “djajve të kuq”, që vështirë se do të pengojnë Lukakun të provojë emocionet e Serie A.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.