Objektivi i Grizman: Dua Topin e Artë, unë njësoj si Mesi dhe Ronaldo

0

Antuan Grizman po kalon një vit të shkëlqyer, në të cilin ka fituar tre kupa të rëndësishme. Sulmuesi francez ndihet në formë, dëshiron të fitojë Topin e Artë dhe nuk e ndjen vetën inferior përballë Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

“Po përjetoj një nga momentet më të bukura në jetën dhe karrierën time, si në klub ashtu dhe në kombëtare. Kam fituar Europa League, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës, ndihem me fat dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Nuk ndihem inferior krahasuar me Mesin dhe Ronaldon dhe mund ta pohoj qetësisht, që tashmë ndodhem në tavolinën e më të mëdhenjve. Jam në maksimumin tim, por e di që mund të përmirësohem. Kërkoj që të jem sa më i kompletuar. Nuk më intereson të shënoj 50 gola, por dua të ndihmoj skuadrën time të fitojë. Dua të përmirësohem, të fitoj dhe të vazhdoj kështu, duke luajtur në këtë mënyrë.”

Grizman i rikthehet dhe njëherë kandidatëve për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të dhënë nga UEFA, ku asnjë futbollist francez nuk ishte kandidat, pavarësisht se u shpallën Kampionë Bote.

“Tani nuk mund të bëjmë më gjë, por ishte një mëkat të mos shihje asnjë Kampion Bote të nominuar. Zhvilluam një Botëror të madh dhe e gjithë skuadra meritonte vlerësimin. Mbape, Varan dhe Kante luajtën në mënyrë të përsosur, por shkoi si shkoi. Tani mendoj vetëm për të fituar Topin e Artë, një çmim shumë prestigjioz dhe historik. Kam dhe tre muaj në dispozicion për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për ta fituar atë çmim”, përfundon sulmuesi i Atletikos së Madridit prononcimin e tij për “AS”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.