“Një baba nuk e kritikon djalin e tij, e edukon”

Pele është një nga legjendat e gjalla të futbollit. Braziliani i famshëm ka folur “Canal Football Club”, duke u ndalur të dyshja e PSG: Nejmar dhe Kilian Mbape.

Dashuri e madhe për patriotin e tij, por ai tregon se nuk i ka pëlqyer transformimi i Nejmarit në vitet e fundit. Të dy janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, Pele kërkon gjithmonë më të mirën nga “djali” i tij, por Nejmar nuk është më ai që të gjithë kemi njohur.

Legjenda nuk i kursen vlerësimet për Kilian Mbape. 19-vjeçari francez po i mahnit të gjithë dhe Pele e sheh atë si pasardhësin e tij.

NEJMAR – “Gjithmonë e kam thënë që Nejmar do të bëhet një futbollist i madh. Por çfarë ka ndodhur në dy vitet e fundit? Ka filluar t’i pëlqejë të duket ndryshe. Jo duke shënuar gola, jo duke bërë gjeste të bukura teknike, jo. Ai është bërë i famshëm për faktin që simulon në faulle që nuk ekzistojnë, gjë që ia nxin jetën arbitrave. Ky është shkaku se pse imazhi i tij është bërë negativ. Kemi diskutuar shumë herë së bashku. Pavarësisht gjithçkaje, Nejmar është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë. Një baba nuk e kritikon djalin e tij, e edukon. Njerëzit mendojnë se unë ia ‘tërheq veshin’ pak si shpesh, por e bëj për të mirën e tij. Dua më të mirën për të dhe kombëtaren e Brazilit. Do të bëj gjithçka për ta ndihmuar të përmirësohet.”

MBAPE  – “Ai e fitoi kupën e botës 19 vjeç, ndërsa unë isha 17 vjeç kur e fitova. Iu ofrova dhe i thashë se për fare pak mund të ma thyente rekordin. Besoj se ai do të jetë Pele i ri. Shumica mendojnë se e them kështu kot, por nuk po bëj shaka. Për të më bërë akoma më të lumtur, Mbape duhet të fitojë dhe një tjetër kupë bote.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *