Nica nuk ka rinovuar, Devolli sytë nga Skënderbeu

0

Skuadra e Devollit arriti të ngjitej në Kategorinë e Parë për sezonin e ri dhe në këtë periudhë drejtuesit kanë menduar që ta përforcojnë më shumë skuadrën. Një opsion janë huazimet nga ekipi i Skënderbeut, që garon në Superiore.

Por që kjo merkato të ketë “bekimin” e trajnerit, ka edhe një detyrë më të rëndësishme për drejtuesit: të rinovojnë me trajnerin Stavri Nica. Kjo nuk ka ndodhur, të paktën deri ditën e djeshme. Këtë e pranon për SportEkspres.com vetë tekniku durrsak.

“Nuk është e vërtetë se kam rinovuar”, është përgjigja me anë të një sms-je Nica dhe kjo e bën të dyshimtë vazhdimësinë e tij në krye të skuadrës së Devollit. Në sezonin e kaluar, Stavri Nica e mori drejtimin e Devollit në periudhën e dimrit.

Kjo skuadër pati sukses në kampionat, duke zënë vendin e parë në Grupin B, madje pa pësuar asnjë humbje.  Në ndeshjen finale për kampion në Kategorinë e Dytë u mund nga Tërbuni dhe tanimë mendohet për sezonin e ri, që nis nga rinovimi me Nicën.

AGRON KAJA

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.