Nica: Një ndeshje ishte, mos të fluturojmë!

0

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, ka korrur frytet e punës së shkëlqyer bërë këtë verë nga ai dhe klubi, por fitorja ndaj Partizanit nuk e gënjen. Në Supersport, trajneri i Laçit kërkon kujdes dhe evitim euforie.

“Po të punosh e të djersish, do të shpërblehesh. Kemi bërë një punë të madhe në fazën përgatitore. Vinim në ndeshjen e sotme me mungesa të rëndësishme, disa lojtarë nuk ishin mirë fizikisht.

“Megjithatë, kampionati është i gjatë, nuk ka vend për eufori, sepse vetëm një ndeshje ishte. Djemtë dhanë gjithçka, morën një fitore të bukur.

“Ambiciet? Nuk kam punuar asnjëherë për mbijetesë, kam mentalitet tjetër. Dua skuadër agresive, që zotëron topin, skuadër të shkurtër, ky është mentaliteti im, nuk mjaftohem me pak. Edhe pas kësaj fitoreje, nuk duhet të kënaqemi me kaq.

“Kthimi i titullarëve? Kush e meriton, do të luajë, për mua sa më shumë të jemi, aq më mirë. Duhet një stol i mirë, për të pasur një sezon të mirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.