Mrekulli laçiane, dy “shpulla” Partizanit që në start

Moxhi, Juliano, drejtor i ri dhe disa afrime nga Italia: ky Partizan, ose të paktën ai i parë sot ndaj Laçit, jo vetëm që nuk është më i mirë se ai i Starovës, por është përkeqësuar.

Pa Çanin, i dëmtuar, por edhe pa disa titullarë të sezonit të fundit për zgjedhje teknike, Partizani u duk si një skuadër modeste e mesit të tabelës.

Laçi fitoi 2-0, shkëlqeu në çdo drejtim, mbrojtje perfekte, qetësi e admirueshme dhe goditje në momentet e duhura.

Ekip kalamajsh Laçi, por kalamaj të frikshëm, me një mjeshtër në stol si Stavri Nica dhe një “bos” si Pashk Laska, i cili me 1/5-tën e buxhetit të Partizanit dhuron spektakël.

Pjesa e parë ishte mediokre dhe vetëm tifozët i jepnin kuptim ndeshjes, me Partizanin që nuk bëri asgjë.

E dyta pritej të sillte reagimin e të kuqve, por Sukaj është shumë i izoluar në sulm dhe mesfusha e kuqe është mediokre.

Laçi bën të kundërtën, Nica aktivizon lojtarë të rinj e të freskët dhe falë një gafe të portierit Xhika gjen golin e parë me mesfushorin e talentuar Sherif Kallaku.

Tentativat e Partizanit u ndalën lehtësisht nga mbrojtja laçiane, ndërsa në kundërsulm laçi gjeti rastin e artë për të goditur me Eskerdën, që e gjeti autostradë në mbrojtjen e Partizanit.

Mbaroi 0-2, dështim total për Partizanin, me Julianon që ka kuptuar se futbolli shqiptar nuk është i nivelit të lartë, por ka vështirësi të frikshme.

Kategoria Superiore – Java 1

E diel, 10 shtator,  “Selman Stërmasi”, Tiranë,ora 19:00

KRONIKA

90′ Faull taktik, Ademir merr karton të verdhë. I dyti, del me karton të kuq dhe Laçi e mbyll me 10 lojtarë.

86′ Goditje dënimi për Partizanin, pozicion perfekt për të majtën e Sukajt. Ekzekutim i shkëlqyer, por traversë dhe topi kthehet në fushë. I pafat shkodrani!

80′ Del Eskerda, futet Smaçi. Laçi thuajse me ekip U23 tani…

72′ Del italiani La Kamera, futet Jurgen Bardhi.

69′ GOL LAÇI!!! Ekserda merr një top në zonë nga Bushi dhe bën ç’të dojë, derisa shënon nga pak metra. Laçi spektakolar, dy raste, dy gola!

68′ Adorjan me kokë, jashtë. Super rast!

64′ Adorjan nga goditja e dënimit, hungarezi i shkon shumë pranë trekëndësisht të djathtë të portës së mbrojtur nga Selmani, por jashtë. Rast i bukur…

59′ GOL LAÇI!!! Kallaku, i sapofutur, ndëshkon një Partizan të mefshtë. Kundërsulm laçian, dalje e gabuar e Xhikës, gol i sapofuturi, debutes te Laçi.

58′ Del Bardhi, futet Kallaku te Laçi.

56′ Del Vila, futet Herrera

51; Del Lushkja, futet Bushi për Laçin

MBYLLET PJESA E PARË – 45 minuta të dobëta, me Partizanin që nuk tregoi ndonjë gjë të madhe. Laçi kontrolloi qetësisht dhe duket një skuadër eksperte në mbrojte, si gjithë skuadrat e Stavri Nicës.

15′ Goditje këndi për Partizanin. Skemë me pasime të shpejta dhe Fejzullahi gjuan drejt portës, por ndal Selmani. Tentativa e parë e të kuqve drejt portës mike.

5′ Ansi Nika nga e majta e sulmit laçian, gjuan fort me të majtën, por jashtë. Aksion i rrezikshëm i Laçit.

19.00 NIS NDESHJA

Partizani – Laçi       0-2

Shënues: Kallaku 59′, Eskerda 69′

Partizani: Xhika, Fejzullahi, Ibrahimi, Atanda (Xhixhiua 85’), Kotobelli, La Kamera, Vila (Herrera 56′), Trashi, Adorjan, Progni, Sukaj. Trajner: Mark Juliano

Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi (Kallaku 58′), Lushkja (Bushi 51′), Nika, Uzuni, Eskerda. Trajner: Stavri Nica

Kartonë të verdhë: Atanda 53′, La Kamera 66′ / Bardhi 29′, Ademir 64′, 90′, Selmani 90’+2

Karton i kuq: Ademir 90′

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Orgest Grabova, Kreshnik Cjapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online