Nga Bushi te Damo: Sfidë e bukur, do bëjmë maksimumin për Shqipërinë

0

Ekipet kombëtare të moshave kanë pësuar ndryshime në stafet e tyre. Trajneri i Shqipërisë U21 nuk ka ndryshuar, Alban Bushi do të vazhdojë punën që ka nisur, ndërsa në kombëtaret më të vogla ka patur ndryshime.

Nevil Dede është zgjedhur trajneri i Shqipërisë U19, Elvin Beqiri ka marrë drejtimin e kuqezinjve U17, ndërsa Armand Damo do të drejtojë Shqipërinë U15. Trajnerët e moshave janë prononcuar të gjithë, duke dhënë përshtypjet e para të detyrës së re.

Të katërt janë të lumtur për mundësinë e dhënë dhe janë gati për të nisur punën e tyre. Qëllimi është rritja e nivelit të lojtarëve të rinj dhe furnizimi i kombëtares së madhe me lojtarë të talentuar e cilësorë.

Alban Bushi (SHQIPËRIA U21): “Më vjen mirë që do jem përsëri, ka qenë emocion i veçantë. I falënderoj drejtuesit dhe presidentin për besimin e dhënë. Do mundohemi të bëjmë më të mirën për lojtarët dhe për rezultatet”.

Nevil Dede (SHQIPËRIA U19): “Jam krenar për punën me vajzat. Për sa i takon U19, do të jem i sinqertë dhe korrekt me veten. Kështu do të respektoj institucionin. Do të mundohem të afrojmë të gjithë lojtarët nga Shqipëria apo edhe jashtë. Do punojmë të bëjmë më të mirën”.

Elvin Beqiri (SHQIPËRIA U17): “Falënderoj FSHF-në dhe presidentin për besimin. Është eksperienca e parë si trajner i parë për mua, pasi kam qenë asistent. Është eksperienca e parë për mua si trajner. Është përgjegjësi e madhe që kthehem si trajner në kombëtare. Do mundohemi të bëjmë më të mirën për të realizuar një seleksionim sa më të mirë të elementëve, po ashtu edhe të marrim rezultate. Për këto kemi nevojë si ekip kombëtar”.

Armand Damo (SHQIPËRIA U15): “Falënderoj stafin dhe presidentin. Do të jetë një sfidë të gjejmë të gjithë talentet, por së bashku kemi besim se do ia dalim. Do të përpiqemi të gjejmë sportistë sa më të mirë, të bëjmë futboll të bukur dhe pastaj të dërgojmë lojtarë tek ekipet më lart”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.