Konfirmohet kushti për Panuçin, Shulku: Ja pse iku Bogdani!

0

Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, ka dalë sot para mediave dhe mes shumë gjërave të thëna, zbuloi edhe pse trajneri i Shqipërisë U19, Erjon Bogdani, u largua nga detyra.  “Shumë shpejt do të kemi U16, U18 dhe U20. Do vlerësohet nëse do të jenë këta trajnerë apo trajnerë të tjerë. Rregulli që ka ndryshuar është se trajnerët do të jene me kohë të plotë në punë. Një nga arsyet e largimit të Bogdanit ishte fakti që jetonte në Itali dhe nuk mund t’i shihte lojtarët në Shqipëri.

RISIA SportEkspres.com, ditë më parë ka raportuar se trajneri i kombëtares tashmë do të jetojë në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Në fakt ishte menduar ndryshimi i trajnerit, që do ta kishte kusht qëndrimin në Shqipëri.

Në momentin që Panucci u konfirmua, presidenti Duka në takimin që ka patur me italianin e ka vënë një kushtë të tillë, që së fundmi u konfirmua edhe nga Shulku, i cili tregoi se tanimë do të ketë mbledhje të përjavshme të stafeve teknike.

“Do të ketë mbledhje të stafit teknik dhe trajnerët. Çdo të hënë do të ketë mbledhje. Pjesë do të jetë edhe trajneri Panuçi, jo vetëm në mbledhje, por edhe në seleksionime. Ai do të jetë në mbledhjet që do të jenë e nevojshme, sikurse edhe në seleksionimet që drejtori Mustedanagiç do të vendosë. Programin e punës e bën drejtori”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.